web analytics

“Shoqëria e Gjelbër në aksion!”

 

“Të rinjtë për natyrën – Shoqëria e Gjelbër” quhet projekti i cili është një trajnim 9 ditor dhe do të zhvillohet në qytetin bregdetar Didim të Turqisë në datat 16- 24 shkurt. Kërkohen 81 pjesmarrës respektivisht nga Turqia, Shqipëria dhe Italia. Gjatë trajnimit do të zhvillohen aktivitete si: pastrim i plazhit, workshope, kurs fotografie dhe kurs riciklimi. Synimi është që të rinjtë të mësohen dhe të nxiten të jenë pjesë e aktiviteteve ekologjike dhe nëpërmjet mësimit jo- formal (non-formal education) të ndërgjegjësohen për çështje të ndryshme ekologjike. Në fund të trajnimit pjesmarrësit nëpërmjet fotografisë dhe kreativitetit të tyre do të mbrojnë një projekt rreth sistemit ekologjik të cilin do ta prezantojnë përpara vendasve si dhe kolegëve të tyre nga Turqia, Shqipëria dhe Italia.
Organizuesit marrin përsipër shpenzimet e qëndrimit dhe ushqimit si dhe një rimbursim deri në 170 euro për udhëtimin vajtje-ardhje. Për regjistrim pagesa është 30 euro e cila do të jepet në kesh ose mund te hiqet nga lekët e rimbursimit të udhëtimit.
Për të marr pjesë në trajnim nevojiten njohuri mesatare të gjuhës angleze të mjaftueshme për të kuptuar shpjegimin e mësimit dhe për të shkruar një projekt.
Aplikimi është në anglisht. Për të aplikuar klikoni në : https://docs.google.com/forms/d/1QeMYXrAv4FUmAM9qeoZ3EkUG2zeXCtBjXJ5C3TFobCQ/viewform

 
 
 

2 Comments

  1. Erald says:

    url-ja e aplikimit nuk eshte funksionale, ju lutem na mundesoni nje url tjeter qe te kemi mundesi reale per aplikim

    • Belkisa says:

      Ky problem eshte shfaqur te disa aplikante po dhe te disa jo, gjithsesi na kontaktoni ne Belkisa ne profilin tone ne facebook dhe jua cojme personalisht gjithsecilit. Faleminderit!

 
 

Leave a Comment