web analytics

Një intervistë me IMAN KOUVALIS

 

Ajo është një avokate e jashtëzakonshme dhe aktive, quhet Iman Kouvalis. Motra Iman nuk është vetëm një konsulente e strategjisë ndërkombëtare për të ardhmen dhe vullnetare e Kombeve të Bashkuara gjatë ditës, por, ajo ka bashkëthemeluar gjithashtu “Power of Charm”, një projekt që synon zgjidhjen e krizës globale të martesave.
Angazhimi i saj pozitiv, pro-aktiv dhe pikëpamja e saj për jetën janë me të vërtetë aspiruese. Iman është e bindur thellësisht se ‘të besosh tek vetja, edhe kur askush nuk e bën këtë, të mban frymën lart.’
Të jetosh në mënyren më të mirë është e mundur, vetëm se duhet ta bësh prioritet, ta bësh këtë në vend se ta planifikosh gjatë gjithë kohës dhe të mësosh nga gabimet e pashmanghsme.
Vazhdo leximin nëse do të përfitosh nga fjalët e zonjës Iman dhe nga udhëtimi i saj frymëzues.

MUD : Eselamun alejkum Iman! Jam e befasuar nga projektet e tua dhe nga vendosmëria juaj e lartë për të nxitur ndyrshimin pozitiv. Ju lutem na rrëfeni diçka rreth vetes.
Picture1

Unë jam një greke e konvertuar në Islam, vullnetare pranë Kombeve të Bashkuara dhe punonjëse konsulente për Strategjinë dhe Perspektivën e Bisnezit tek DinarStandart. Unë kam patur fatin të isha pjesë e disa projekteve të mrekullueshme në të shkuarën në rolin e drejtores strategjike në Amerikën Veriore, Europë dhe Lindjen e Mesme në sektorin privat dhe publik. Ia kam kushtuar jetën time zhvillimit socio-ekonomik për shekullin XXII.
Për të filluar këtë përpjekje nga niveli zero, kohëve të fundit kam bashkëthemeluar një projekt ndërkombëtar, i quajtur Power of Charm (Pushteti i sharmit; www.powerofcharm.com), i cili u mëson grave sharmin femëror. Vizioni ynë është zgjidhja e krizës globale të martesave me anë të përmirësimit të jetës personale të 1 milion grave. Faktori më i rëndësishëm për një shoqëri të shëndetshme është të paturit e martesave të shëndetshme dhe për të patur martesa të tilla duhen patur role të shëndetshme femërore, jo vetëm si shtëpiake, por si gra femërore dhe me vetëbesim brenda dhe jashtë dhomës së gjumit.
Ky projekt synon shërimin e sëmundjeve shoqërore që në rrënjë.
MUD: Si ia dilni të jeni kaq e motivuar dhe e vendosur?

1.Besoj tek vetja në fuqinë –n-. Në këtë mënyrë, kur askush tjetër nuk ka besim (dhe ka mjaft raste të tilla), asgjë nuk më ndalon sepse një ndër motivuesit më të mëdhenj për mua është fakti se unë e di që kjo çështje nuk është mes meje dhe atyre, por mes meje dhe Allahut.
2. Duke e ditur se për çfarë përpiqem. Unë e dua këtë. Dhe e dua pa kushte. Ndihem sikur jam sjellë në tokë për ta mbartur këtë vision që kam me Allahun. E përfytyroj çdo ditë në mendjen time realizimin e këtij vizioni.
3. Të paturit e një shtyse fiksionale. Unë do ta bëj këtë. Unë duhet ta bëj këtë. Nëse një gjë nuk funksionon, ka 100 mënyra të tjera që unë do t’i provoj për t’ia arritur qëllimit. E di se vizioni im dhe përmbushja e tij nuk është një mundësi – por një detyrë. Një obligim prej Allahut.

MUD: Ju jeni tashmë frymëzuesja jonë, kush është frymëzimi juaj më i madh?
Imam El-Buhari. Saherë që ndihem e mbërthyer, kujtoj veprën e tij dhe e di se secili prej nesh mund të bëjë të njëjtën gjë. Unë do ta bëj këtë, ose do të vdes duke u përpjekur. Nuk është një mundësi për mua, por detyrë. Dhe kjo më shtyn përpara.
MUD: Ç’do të thotë për ju ‘ Ta jetosh jetën me një qëllim dhe me besim’?

Picture2

Do të thotë ta adhurosh Allahun në mënyrën më të mirë që mundesh. Adhurimi për mua është një fjalë shumë e gjerë. Përtej lutjes, ai përfshin çdo lloj vepre të mirë që ti ke për qëllim ta kryesh për hatër të Allahut. Kontributi në familjen time, komunitetin tim dhe në botën ku jetoj është të jetoj me një qëllim dhe me besim.

 

Picture3

MUD: A keni patur ndonjë ëndërr që është bërë realitet? Ju lutem mendohuni.
Shumë! Njëra prej tyre është udhëtimi përreth botës dhe komunikimi publik si dhe trajtimi strategjik. Shumë shpejt pas plotësimit të kësaj ëndrre dhe duaje, më ofruan në Kuvajt trajnimin e një grupi të liderëve të Komunitetit europian se si të drejtonin organizatat e tyre me sukses dhe strategji së bashku me Tarik Al-Suaidan dhe spikerë të tjerë të mirënjohur.
MUD: Cila mendoni se është arritja juaj më e madhe?
Ende nuk e kam realizuar, por nëse do të zgjidhja do të thoja se njëra prej tyre ishte pjesëmarrja në një konferencë kombëtare për strategjinë ne SHBA si e vetmja muslimane femër si konsulente strategjike dhe futuriste me master në administrim biznes, në një auditor me ekspertë dhe personalitete të fushës.
Njëri prej tyre u kthye nga tjetri dhe i pëshpëriti, “Kush është ajo grua atje, ulur në rreshtin e parë?” Duke e patur fjalën për mua, tjetri iu përgjigj, “Oh, ajo është një karamele e zgjuar.”

Picture4

Për mua, kjo është mënyra e dauas, që nuk mund të zëvendësohet nga një broshurë apo tryezë islame.

MUD: Si e jetoni çdo ditë në formën më të mirë?
Duke bërë atë që dëshiroj çdo ditë. Puna është kënaqësi dhe kënaqësia është punë. Kur bën atë që do, paraja do të rrjedhë vetë. Pra, nuk më pëlqen ta fus veten në një kuti. Mundësitë janë të pafundme.

Picture5

Kush tha se më duhet të punoj 9 me 5 në një dhomëz? Ndonjëherë më pëlqen të punoj në një ishull ose ndenjëse plazhi duke shijuar koktejlin tim të frutave.

MUD: Cila është receta juaj për lumturinë, kënaqësinë dhe suksesin e vërtetë?
Vendos të jesh e lumtur. Që tani. Kush do t’ia t’ia dijë se çfarë do të heqësh? Miliona njerëz të tjerë po heqin edhe më keq.
Pra, vetëm duke kuptuar që synimi përfundimtar i kësaj jete NUK është lumturia, por adhurimi i Allahut të lartmadhëruar dhe kalimi i testit.
Duke ushqyer versionin e lumturisë nga filmat e Hollivudit, është e vështirë ta përtypësh, por nëse kupton që bota është krijuar si një fushë sprove, ngjashëm me provimet e tua në shkollë, atëherë do të kuptosh ç’është lumturia dhe suksesi i vërtetë. Kjo mund të duket si një koncept i thjeshtë për muslimanët, por si e konvertuar, mu deshën shumë vite për ta kuptuar.
MUD: Cfarë ju duket më e vështirë si muslimane?

Picture6

Për mua personalisht, asgjë nuk ka qenë e veshtirë si muslimane, apo si grua. Unë besoj fuqishëm se nëse pranon të kesh një besim të kufizuar, ashtu do të jetë vërtet për ty.
Nëse takon dikë dhe menjëherë mendon ‘Oh, ai kujton se unë nuk jam e zonja, sepse mbaj hixhab apo sepse jam grua,’ atëherë ti sapo ke humbur përpara se të fillosh.
Diçka që kam mësuar nga jeta, është se njerëzit të trajtojnë në atë mënyrë që ata mendojnë se ti e konsideron veten. Pra, nëse lëshon një pasthirrmë që ti ke vetëbesim dhe je e zgjuar, ata do të të trajtojnë si të ishe e sigurt në vetvete dhe e zgjuar.
MUD: Ndonjë këshillë për motrat muslimane, të cilat sapo kanë filluar udhëtimin e tyre?
Vazhdo në të. Mos i shih dhe mos i dëgjo shkurajuesit, por beso tek vetja në fuqinë- n.

Picture7

Vazhdo në të, por të lutem mos harro se sa më lart të shkosh, aq më shumë do të të duhet një plan. Prandaj, nëse është hera jote e parë dhe ti sapo ke filluar, këshilla ime më e madhe është të punosh. Vetëm puno, puno, puno. Nuk është nevoja të planifikosh shumë tepër. Do ta gjesh zgjidhjen gjatë rrugës. Ti do të bësh të gjitha gabimet e botës dhe kjo do të jetë shkolla më e mirë për projektet e tua të së ardhmes.
Nëse ndjehesh më e kalitur dhe do të fillosh një projekt të ri, atëherë kjo është koha për të planifikuar që më përpara. Përsëri PUNO, por harto një plan biznesi dhe përgatitu. Piketat janë më të larta tashmë, ndaj duhet të bësh kërkime ose të kesh një koleg në krah. Nëse është një projekt ose biznes i madh, vazhdo dhe punëso një konsulent strategjik apo trajnues biznesi.
Edhe nëse është një sipërmarrje sociale apo projekt për thirrje islame, apliko të njëjtën mënyrë.
Mos u step vetëm sepse është një projekt dawaje’. Quaje si një biznes që do të të sjellë disa milionë dollarë dhe më beso, do ta shohësh ndryshe.
Po, më dëgjove, kurseji ato qindarka. Edhe nëse të duhet një punë e dytë për t’i kursyer. Ji e përgatitur të harxhosh disa mijëra në fillim. Por, mos hiq dorë prej kësaj, mund të përfundojë në miliona më pas.

 
 
 

0 Comments

You can be the first one to leave a comment.

 
 

Leave a Comment