web analytics

Shtatëzania pas abortit!

 

Autorja: Dr. Besmira Zama.

Aborti ndikon në organin gjenital tek femra, shpesh mund të dëmtoje murin dhe qafën e mitrës. Ndërlikim tjetër që mund të paraqitet gjatë shtatëzanisë pas abortit është pamundësia që të mbahet placenta pas një periudhe të caktuar gjatë shtatëzanisë, prandaj duhen ndjekur me kujdes udhëzimet e mjekut tuaj për disa javë deri në disa muaj.

Pas sa kohesh duhet provuar përsëri?
Pritja e kthimit të ciklit menstrual në mënyrë normale. Cikli menstrual nuk kthehet gjithmonë menjëherë. Nëqoftë se një grua ka abortuar pa komplikacione cikli i saj i rregullt kthehet brenda një afati prej katër deri në gjashtë javë. Nëse ju keni pasur një procedure të komplikuar të abortit do të duhet të prisni më gjatë deri në gjashtë muaj.

Duhet të nisen përpjekjet për një shtatëzani deri sa trupi të plotësojë disa kritere si: Cikli menstrual të jetë kthyer normal; Trupi të ketë filluar të prodhojë hCG; Uterusi të jetë shëruar; Muret endometriale (mitrës) të jenë të fortë dhe të shëndetshëm; Gjendja fizike dhe emocionale të jetë e mire; Të ndiqeni në mënyrë të rregullt dhe të konsultoheni me mjekun për ta provuar përsëri.

Kur është periudha më e mirë që femra mund të ngelet përsëri shtatëzënë pas abortit?
Një femër që ka kaluar një abort mund të mbetet shtatëzënë pasi kanë kaluar 10-12 muaj pas abortit. Rol shumë të rëndësishëm ka dhe gjendja emocionale e femrës.

Disa këshilla para nisjes së një shtatëzanie të re pas abortit:
Çdo shtatëzani është unike!
Kërkoni gjithmonë kujdesin mjekësor!
Mos kini frikë!

 
 
 

1 Comment

  1. Belkisa says:

    Te dashur lexues ju mund te dergoni pyetjet tuaja per shqetesimet shendetesore dhe mireprisni pergjigjen, keshillat nga doktoresha. Faleminderit!

 
 

Leave a Comment