web analytics

Mesazh shoqërisë civile hipokrite

 

 

Të paktën tregoni se jeni të sinqertë kur loboni për të drejtat e grave!

 

albına

 

Autorja: Albina Ferko Më shumë se sulmet politike, nënqeshjet dhe komentet për të mbathurat, sot më shumë se kurrë do të doja të shihja reagimin e zonjave që po luftojnë për kuota, e zonjave që e mbajnë veten për feministe, e shoqërisë civile hipokrite. Nuk ju kam dëgjuar të denonconi asnjë rast flagrant ku femra është trajtuar thjesht si objekt seksual. Flisni! Thoni me zë të lartë që prezenca e grave dhe vajzave në institucione publike nuk është për t’iu zbukuruar jetën meshkujve eprorë. Jepuni kurajë grave dhe vajzave që vuajne të njëjtin presion në heshtje. Kjo tashmë është kthyer në një mode dekadente. Të paktën tregoni se jeni të sinqertë kur loboni për të drejtat e grave! Eshtë e drejta e çdo gruaje të ruaje hapsirën e saj private dhe të mos trajtohet si objekt.
Kurse ju te medias mjaft e përdorët figurën e zonjushave ”joshëse” për të degjeneruar moralin e popullit! Mjaft se vratë edhe ato pak shpresa që ushqejne vajzat e zellshme e profesioniste! Mjaft i trajtuat femrat si garniturë e pavlerë! Gratë dhe vajzat nuk jane imazh. Ato kanë intelekt, personalitet dhe si të tilla duhet të trajtohen me respekt. Integriteti dhe dinjiteti  njerëzor mbi të gjitha.

 
 
 

0 Comments

You can be the first one to leave a comment.

 
 

Leave a Comment