web analytics

Qëndrimi mbi moralin e pёrgjysmuar tё mbulesёs nё javёn e modёs!

 

Për dy ditë rradhazi u realizua nё Stamboll java e modёs, e cila nё qendёr tё vёmendies sё saj vendosi mbulesën, aktivitet ky qё u pёrmbyll me protesta nё emёr tё ruajtjes sё funksionit thelbёsor tё shamisё, e cila ёshtё mbulesa dhe jo zbulesa. Anëtarë të shoqatës “Liria” proklamuan slogane tё tipit : “Shamia nuk është modë”, “Shamia është nderi ynë”, “Mos u bëj produkt i kapitalizmit”. Anёtarё tё kёsaj shoqate arritёn pranë stacionit të trenit Haydar Pasha, vendi ku do të realizohej pasarela, me qëllim pengimin e zhvillimit të kёtij aktiviteti, megjithatё ata janё shpёrndarё menjёherё sapo kanё bёrё tё ditur qёndrimet e tyre.

Mbulesa kurban i modës

Shkrimtari Yusuf Kaplan është shprehur pёr gazetёn Yeni Shafak se; Fituam betejën për të vendosur shaminë, por humbëm thelbin e mbulesës. Beteja e 30 viteve rresht për mbulesën islame u bё pikёrisht pёr kёtё lloj mbulese?! Industria e modёs filozofinё e mbulesёs po e transformon nё, thjesht dhe vetёm, benefit komercial duke e zhveshur atё nga tё gjitha kuptimet thelbёsore tё saj. Moda nuk synon tё ruajё dlirёsinё e femrёs dhe as autoritetin e mashkullit, tё dyja palёt si femra dhe mashkulli janё instrumenta tё cilat ajo i pёrdor pёr tё realizuar qёllimet e veta denatyrizuese. Duke qenёse mbulesa ndёr tё tjera ёshtё edhe akt privatёsie thirrjet pёr heqjen e saj s’janё gjё tjetёr veçse zёra qё paralajmёrojnё rrezikun e shndёrrimit tё njeriut nё njё robot pa shpirt.

Mos harro! Ti mbart ajet në kokën tënde!

Moda, media dhe reklama, tё gjitha kёto si shfaqje tё kapitalizmit kanё pushtuar keq mendjen e gruas duke e trajtuar atё si njё formё pa shpirt. Njё qasje e tillё e ka vrarё karakterin e saj. Mbulesa nuk zbriti me nijetin pёr tё ruajtur gruan nga pikёpamja fizike, por mbulesa zbriti pёr tё ruajtur karakterin e saj.
Mos harro! Ti mbart ajet në kokën tënde!
Pyete veten njё herё : Këtë ajet e pёrjeton vёrtetё apo thjeshtё bёn tregti me tё?

 

Share this Post

 

Related Posts

About the author

 
 

0 Comments

You can be the first one to leave a comment.

 
 

Leave a Comment