web analytics

Sümeyye Erdoğan i dhuron qendrёs Mehmetçik 5 miljon lira turke

 

Sumeyye Erdoğan, vajza e presidentit tё Turqisё Recep Tayyip Erdoğan u martua me Selçuk Bayraktar, djalin e biznesmenit Özdemir Bayraktar. Ceremonia e nikahut tё Symeje Erdoğan u zhvillua nё mёnyrё shumё tё thjeshtё nё ambientet e qendrёs kulturore Yahja Kemal Beyatlı.
Ceremonia filloi me kёndim Kur’ani dhe gjatё saj nuk pati muzikё, alkool apo valle. Tё pranishmit u emocionuan nga filmi me metrazh tё shkurtёr i cili tregoi jetёn e Symeyyes dhe Selçukut, si edhe nga fjalimi prekёs i babait tё saj Erdoğan. -I thoja gjithmonё “Sorkadhja ime”, “Drita e syve tё mi”, dhe tani po si njё sorkadhe po shkon nё shtёpinё e saj.
Pёrveç thjeshtёsisё sё ceremonisё çifti i sapokurorёzuar gjetёn rastin tё bёjnё dhe njё akt bamirёsie. Pesё miljon lira turke tё mbledhura nga dhuratat e tё ftuarve i janё falur qendrёs humanitare Mehmetçik qё ka si mision ndihmёn e famijarёve tё dёshmorёve.

Nё filmin me metrazh tё shkurtёr nga ana e deputetit tё Ankarasё z.Aydın Ünal shpjegohet dialogu i tij me Symeyyen bёrё nё vitin 2013, vit nё tё cilin filloi tё lejohej dhe mbajtia e mbulesёs me ligj nё Turqi.
Z. Ünal e shpjegon nё kёtё mёnyrё: Atё ditё e pyeta mbi pёrjetimet e babait, si ishte ndjerё ai. Nё momnetin qё kishte shkuar nё shtёpi ishte shprehur :“Faleminderit Zotit edhe njё pengesё persekutuese e hoqёm nga kushtetuta. Eja tё falim dy rekate namaz nё shenjё falenderimi”. Zonjush Sümeyya ka puthur babain e saj nё tё dyja faqet dhe ka falur pas tij nё grup namazin, kanё lexuar suren Jasin dhe babai i saj Erdoğan kishte bёrё njё dua shumё tё gjatё shpjegon ajo.

 

Share this Post

 

Related Posts

About the author

 
 

0 Comments

You can be the first one to leave a comment.

 
 

Leave a Comment