web analytics

Medreseja e parë në Evropë diplomon maturantët e parë!

 

 

Pas katër viteve studim diplomohen 72 nxënës të Medresë  për vajza “Ibn Sina Anadolu”  në qytetin Mons të Belgjikës. Cerenonia e diplomimit u zhvillua në oborrin  e shkollës ku ishin të pranishëm familjarët e të diplomuarve, akademikë dhe Ambasadori i Turqisë në Belgjikë.

 

avrupanin_ilk_imam_hatipi_ilk_mezunlarini_verdi_1464469047_7123

Një ditë historike!

Drejtori i Medresesë  për vajza “Ibn Sina Anadolu”  Dr. Abdulhalim İnam është shprehur kështu: “ Jemi dëshmitarë të një dite historike sepse po festojmë diplomimin e maturantëve të  parë të  medresesë së parë në Evropë”.

 

Nxënësja më e sukseshme e shkollës: Allahu na shpërbleu përpjekjen!

Ruvejda Keles, nxënësja më e dalluar e shkollës ka thënë : “Kjo është një ndjenjë e bukur. Edhe motrat e mia që po diplomohen sot ashtu si mua janë të dalluara. Mund të jem e para nga vlerësimi me nota, por si të diplomuara të gjitha numërohemi të parat.  Të gjitha bashkë ia dolëm në këtë rrugë.  Edhe pse ishte e vështirë dhe na duhej të punonim shumë në fund arritëm të fitonim. Allahu na shpërbleu për përpjekjen”. Keles gjatë   fjalimit të  saj shprehu dëshirën se donte të vazhdonte studimet e larta për Mjekësi  dhe  me edukimin e marrë në medrese do të vazhdonte shërbimin ndaj fesë Islame.

 

Në 8 kampuse, studjojnë 184 nxënës

Në Medresënë për vajza “Ibn Sina Anadolu”  të Belgjikës në 8 kampuse ndjekin procesin mësimor  184 nxënës. Në këtë shkollë nxënësit marrin edukim në fushën e Gjuh- Letërsisë, matematikës, fizikës, kimisë, Histori- Gjeografisë dhe shëndetit. Gjithashtu mësojnë dhe Kuran, Arabisht, Bazat e Islamit, Fikh, Jetën e Profetit, Studime Krahasuese të Feve, Kulturën dhe Qytetërimin Islam.

 

 

Share this Post

 

Related Posts

About the author

 
 

0 Comments

You can be the first one to leave a comment.

 
 

Leave a Comment