web analytics

Kur një femër flet për ngacmim ajo duhet besuar

 

Nga Fitim Zekthi: Kjo është fytyra e të majtës, e cila në një formë shumë më brutale, u shfaq në rastin e vajzës nga Fushë-Kruja që dyshohet se është përdhunuar nga djali i një deputeti socialist

Image result for fitim Zekthi

E majta ka nisur një histeri në botë, ka disa muaj, mbi ngacmimet seksuale të femrave. Kjo nisi pasi një letyrë, përfaqësues tipik i të majtës Henry Weinstein, drejtues i madh në Hollywood kishte ngacmuar deri edhe përdhunuar mjaft aktore. Nga ajo kohë e majta, liberalët, për të treguar se jo vetëm janë kundër asaj që ka bërë Weinstein por edhe për të treguar se sa keq është konstruktuar kulturalisht bota ku gratë apo femrat janë qënie që shihen si të dobëta në një botë të dominuar padrejtësisht nga burrat, nisi një fushatë ekstreme duke akuzuar për ngacimim seksual gjithandej njerëz edhe për gjëra kot.

Aktualisht një gjyqtar i njohur amerikan Kavanaugh i emëruar nga presidenti në Gjykatën Supreme po përballet me akuza nga e majta dhe liberalët e medias dhe partisë Demokrate se ka ngacmuar seskualisht në një mbrëmje para 36 vjtesh një studente kur ishte student. Joe Biden ish zëvendës president tha se kur një femër flet për ngacmim ajo duhet besuar. Haffington Post, Nju Jork Tajms, Nju Jorker etj thonë se Kavanaugh duhet të tërhiqet. Diane Feinsten një senatore ultra e majtë liberale e Kalifornisë tha se barra e provës bie mbi gjyqtarin. Kavanaugh duhet të provojë, tha ajo, se nuk e ka ngacmuar seksualisht në një mbrëmje në një dhomë ish studenten para 36 vitesh. Pra nuk duhet të provojë asgjë akuzuesja. Asaj i mjafton vetëm të akuzojë sipas Feinstein. Kjo është e majta dhe liberalët. Ata vetë sillen si Weinstein ose si prokurori i Nju Jorkut Sneiderman i cili gjithë jetën dilte në mbrojtje të femrave publikisht ndërkohë u zbulua se ai në zyrë i dhunonte dhe i përdhunonte femrat. Zbulimi i tij u bë skandal pak kohë më parë dhe prokurori dha dorëheqjen.

Kjo është fytyra e të majtës, e cila në një formë shumë më brutale, u shfaq në rastin e vajzës nga Fushë-Kruja që dyshohet se është përdhunuar nga djali i një deputeti socialist. Nuk doli as kryeministri Rama që bën si feminist, as Delina Fico që ka gjithë jetën që bën si feministe, nuk doli as Sevim Arbana, as Iris Luarasi, as Erion Veliaj, as dhjetëra analistë apo showmen-ë që njihen si medemek si mbrojtës të të drejtave të grave dhe të thotë se kur një “femër flet për ngacmim ajo duhet besuar” siç tha Joe Biden apo Feinstein.

Dhe Biden, Feinstein, mediat e majta dhe liberale e thanë për një grua që thotë se e ka ngacmuar një student para 36 vitesh në një mbrëmje në dhomën e saj. Biden nuk foli për një vajzë që ka denoncuar në polici, ka dokument, se është përdhunuar nga djali i një deputeti para pak kohësh. Por kjo është fytyra e të majtës… Dhe pastaj habiten njerëzit pse ka gazetarë dhe televizione që shkojnë dhe intervistojnë vajzën në mënyrë që ajo vetë të dalë kundër vetes dhe të shfajësojë të dyshuarin për përdhunim. Këta edhe përdhunimin, edhe dënimin e përdhunimit, edhe ngacmimin edhe dënimin e tij e bëjnë sepse i shohin femrat si objekte për përdorim politik ose  jo politik.

 
 
 

0 Comments

You can be the first one to leave a comment.

 
 

Leave a Comment