web analytics

Arrin me sukses në finale mësuesja me shami në eventin “Mësuesi i Vitit 2018”

 

Çmimi Kombëtar “Mësuesi i Vitit  2018’’, nisëm kjo e organizuar nga Koalicioni për Arsimin në Shqipëri – ACE, Qendra për Mbrotjen e të Drejtave të Fëmijëve – CRCA Shqipëri në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit, Sportit dhe Rinisë – MASR, shpall listën e finalistëve ndër to edhe një mësuese me shami.

 

Diplomuar në Universitetin e Tiranës, dega Gjuhë- Letërsi,  Sara Fahem, ushtron mësimdhënien për lëndën e Gjuhë Shqipe dhe Letërsi, në shkollën ‘’Qëllimi i Jetës’’. Realizimin më të mirë të procesit të mësimnxënies ajo ia dedikon teknikave mësimore që ajo ndjek në lëndën që jep.

Kllaster, Braimstorming, Ditar dypjesësh, Ese. Përdorimi i dramatizimit është teknika më e ndjekur e saj, pasi është edhe më e parapëlqyera nga vetë nxënësit. Këto teknika ajo i përdor përgjatë orës së mësimit duke thyer monotoninë e duke arritur një pjesëmarrje të gjerë dhe aktive të nxënësve në klasë. Kjo metodë zhvillon edhe përgjegjshmërinë dhe mendimin kritik të nxënësve në mësimdhënie,- është shkruar në përshkrimin që i është bërë mësuesë Sarës në profilin e saj.

 

KATEGORIA: MËSUESI/JA I/E VITIT NË MËSIMDHËNIE

FITUESI DO TË SHPALLET MË DATË 9 TETOR 2018

 

Share this Post

 

Related Posts

About the author

 
 

0 Comments

You can be the first one to leave a comment.

 
 

Leave a Comment