web analytics

Na jetojmë në shtete ku qeveritë ofrojnë mamografi falas …

 

Nga Fjolla Spanca:

Na jetojmë në shtete ku qeveritë ofrojnë mamografi falas … kemio falas … edhe ekzaminime të tjera, falaaaaaas!!!! (Shumë sosh bahen për sy e faqe, se pacientet veç ndrrojnë jetë para se shteti/ qeveria/ mjeku me u ftillu se ç’ka asht tu ba vaki. nejse.)

 

Fotografia e Fjolla Spanca

POR:

– Imagjino sikur shteti t’i kish kontrollue mallnat apo plehnat serbe/ maqedone që futen n’Kosovë ose plehnat e tjera që e pushtojnë Shqipninë; e t’cilat na i blejmë për bukë, biskota, gjalpë; majoneze, kos, langje, vaj, makarona etj.

– Paramendo sikur shteti kish me subvencionu bujkun edhe kish me promovu produktin e Tokës tonë! Sikur shteti,vqytetarit t’vet kish me i dhanë alternativa që n’vend t’ilaçit me hongër pak – PAK bre veç PAK ma MIRË/ ma shnetshëm. Pikë.

 

– Merre me mend sikur qeveria kish me investu shuuuumë në edukim & arsim e kshtu njerëzit kishin me i çel sytë e me kuptu që janë tuj dhanë shpirt për sene t’vogla … për hile prej të cilave kujtojnë se fitojnë por JO … ata me kto men’ veç po e vrasin tjetrin, e pastaj po vdesin vet …

– A vjen dita që krejt ‘boss-at, shefat, drejtorat’ me i pa në nji kamp ri-edukimi e kto venë me u pastru prej mentalitetit provincial …

– A vjen koha kur njerëzit dalin rrugës me libër e jo me armë n’brez …

– A ka me ardhë naj ditë që doktori s’ka me e pa pacientin si pare po si trup me zemër …

– A vjen moti kur na luftojmë se kojshisë tonë i ngushtohet shpirti … profesorit tonë i bahet padrejtesi kurse shqetësohemi se doktori nuk respektohet sa e si duhet …

 

Kur ka me ardhe nji ditë që shqiptari, pa marrë parasysh katunin prej kah vjen, ka me çmu dhe respektu bashkëqytetarin, ka me ja zgatë dorën e me ja lehtësu dhimtën; ka me ja dashtë t’mirën sikurse vetes edhe s’ka me i shit as men e as patlixhona t’helmum …

Nashta atëherë nuk kena me i votu as admiru oligarket dhe hajdutët që kurrë se kanë dashtë Shqipninë/ Kosovën e aq ma pak shqiptarin!

– Nashta atëherë s’kish me pasë kaq shumë smunje n’shoqni e kaq ikje që mbas lajnë veç trishtim e dhimtë! Nashta!

 

 

Share this Post

 

Related Posts

About the author

 
 

0 Comments

You can be the first one to leave a comment.

 
 

Leave a Comment