web analytics

Kur buka bëhet e turpshme?

 

Nga Marsi Simo:

Një zile e fortë dëgjohet e çjerrë deri tutje. Më pas, një grumbull fëmijësh vrapojnë si të jenë në garë me njëri tjetrin. Ata drejtohen nëpër dyqanet e fast food-it, byrektoreve dhe qofteve.

–Dy byrekë me gjizë dua unë. Edhe mua. Një sufllaqe pa qepë e domate. Një bukë me një qofte, ose me dy më mirë…

Çocuklarda Fast Food Bağımlılığı Nasıl Engellenir?

Kjo supozohet të jetë paradreka e pjesës më të madhe të nxënësve në shumë qytete të Shqipërisë. Ky vakt është i rëndësishëm sepse duke marrë në konsideratë orën që duhet të zgjohen fëmijët, shpesh ata nuk e konsumojnë mëngjesin. Ndaj sufllaqja, byreku apo tosti është i pari ushqim që prezantohet me stomakun.

Të gjithë kemi ngrënë një ushqim të tillë, nuk po drejtoj gishtin fajsues askund. Çështja është pse nuk marrin bukë me vete këta fëmijë?

 

Image result for ekmek

Jurida sivjet është në klasë të 10-të. Ajo studion në një nga gjimnazet më të mira në qendër të Tiranës. Kur e pyes çfarë ha në pushim të madh ajo sqaron shkurt: Byrek në dyqan! Kur pyetja pasuese kërkon të identifikojë arsyen, ajo ngre supet dhe stepet me një buzëqeshje e vënë në faj: – ”Është turp. Madje edhe po të marrim fruta është turp. Një shoqja ime kishte marrë një ditë një banane dhe klasa e talli. Ajo nuk e donte veten. Të nesërmen mami më sugjeroi të merrja një banane me vete dhe unë nuk do e bëja kurrë. As mollë as dardhë, asgjë!”

Alesja është në klasën e 8-të në një shkollë 9-vjeçare. Edhe pse më të vegjël, edhe ajo sëbashku me shoqet e shokët e klasës apo shkollës, konsumojnë thuajse çdo ditë ushqim fast food-i.

“Deri në klasë të pestë edhe merrnin me vete, po pastaj shumica filloi të blinte. Ishte si turp. Mua mami më bënte një tost dhe ndonjë frut me vete. Nëse ajo nuk ma paketonte me letër varaku si në dyqan unë vështirë se mund ta merrja. E doja ashtu sepse në klasë kur e hapja nuk u kuptonte që e kisha marrë nga shtëpia, por gjoja e kisha blerë.”

 

Share this Post

 

Related Posts

About the author

 
 

0 Comments

You can be the first one to leave a comment.

 
 

Leave a Comment