web analytics

Këngëtarja e njohur irlandeze Sinead O’Connor: studimi i librave të shenjtë, të çon drejt Islamit

 

Këngëtarja e njohur irlandeze Sinead O’Connor njoftoi këto ditë në rrjetet sociale që ka përqafuar fenë islame. Gëzimin e saj e ndau dhe me të tjerët, nëpërmjet një videoje ku Sinead po këndonte ezanin. Sinead O’Connor, që tani ka zgjedhur emrin Shuhada, shprehet se ky vendim i saj ka qenë një konkluzion natyral dhe do të ishte i tillë për çdo teolog inteligjent. Ajo shprehet se, “studimi i librave të shenjtë, të çon drejt Islamit”.

Image result for Sinead O’Connor

 

Sinead O’Connor ka lindur në vitin 1966 në Irlandë. Karrierën muzikore e ka filluar në vitet ’80. Muzika e saj i përket zhanrit të rock-ut alternativ, pop dhe folk rock. Famën e saj e arriti me albumin ‘’The Lion and the Cobra’’ por ajo që e bëri të njohur dhe i dha sukses në gjithë botën ishte kënga Nothing Compares 2 You në vitin 1990.

Image result for Sinead O’Connor

Sinead O’Connor ka 4 fëmijë nga martesa të ndryshme. Përpara se të hynte në Islam, Sinead O’Oconnor ka qenë katolike. Në vitin 1999 ishte shuguruar në detyrën e priftit nga një kishë e pavarur nga Vatikani.Për shkak të staturës publike të O’Connor lajmi për konvertimin e saj në Islam u raportua nga shumica e mediave të mëdha në Europë dhe Amerikë por pa komente. Tani kanë filluar të dalin në këto media artikuj të llojit të komenteve për konvertimin e O’Connor. John Milbank, një teolog kristian dhe akademik e ka akuzuar edhe si “tradhëtare të civilizimit”.

 

 
 
 

0 Comments

You can be the first one to leave a comment.

 
 

Leave a Comment