Çfarë mësohet në tekstet tona shkollore: Humor me vajzat!!!
Nga Gentiana Begolli: Sistem i pisët arsimor sa më ska… E shokuar me përmbajtjen e kësaj flliqtie, e që nxënësit e klasës së 5-të, klasë në të cilën është edhe Aroni, duhet ta mësojnë si tekst shkollor… Më poshtë janë vetëm disa cilësi me të cilat përshkruhet vajza, në këtë mbeturinë, e që më së paku duhet të jetë afër fëmijëve…
Filip Monie, Gjuha Shqipe 5, Botime Shkollore Albas, Përkthyes Fotaq Andrea, fq. 54
“Ecin duke u tundur… S’kanë pikë force… Asgjë, as guxim, as forcë, as trimëri nuk kanë… Janë tërë naze, tërë lajka… Lotët s’i kanë për gjë, as që u vjen zor nga vetja… Një e dy, veç të klithin dinë… Ajo që nuk u rri kurrë e qetë është gjuha”
”E shokuar. Thjeshtë skam fjalë… Nuk po di nga ç’ka përpara me rujt fminë tem, nga rruga, rrethi, shoqnia, apo tekstet mësimore…’’- është shprehur e indinjuar Gentiana në profilin e saj në facebook.
‘’Temë që meriton trajtim të ngutshëm. Një “humor” i tillë nuk i plotëson kriterët të quhet humor. Humori për këtë moshë duhet të ketë përmbajtje edukative e jo çoroditëse. Ata rreshta që i lexova nuk mund të quhen humor, sepse me humor thumbohet ndonjë dukuri e asesi të gjitha ato veti të këqija t’i mvishen fëmijës. Vërtet temë për t’ u shqyrtuar dhe për të NDRYSHUAR’’- ka reaguar me komentin e tij shkrimtari Miftar Dragidella.
Shqetësime për gabime në hartimin e teksteve mësimore kanë ngritur edhe Arian Galdini dhe Edmir Maxhari në statuset e tyre në facebook.
”Meqë Edi dhe Lindita mburren për tekstet e tyre… Si ta mësojnë shqipen fëmijët? Apo me shpjegimin përkatës se pas çdo fjale të gabuar ka një gabim shtypi? Panvera apo Pranvera? Cila është shqipja pa gabim shtypi?”, – ka parashtruar shqetësimin e tij z.Galdini.
‘’Këto tekstet shkollore a aspak nuk kontrollohen para botimit? Ushtrimi 11 i matematikës klasa 1-rë kërkesa e ushtrimit bie në kundërshtim me vetveten’’,- i drejtohet kështu institucioneve përgjegjëse për të tilla gabime z.Edmir.
0 Comments
You can be the first one to leave a comment.