web analytics

Sot u mbështet një nënë, që mundohet të qëndrojë në këmbë, me dinjitet, për hatër të fëmijëve të saj

 

Të dashur miq, më herët ju prezantova rastin e një nëne në vështirësi financiare, që për kurimin e të birit me kancer, nxorri në shitje disa piktura.

Ju njoftoj se pikturat u shitën të gjitha dhe me këtë rast, postimin po e heq.
I falënderoj të gjithë ata që komentuan, që u interesuan në inbox e që e shpërndanë lajmin.
Zoti ju shpërbleftë me mirësitë e Tij dhe ju ftoj që ta mbajmë këtë nënë dhe djalin e saj në lutjet tona.
Faleminderit!

 

 

 

Paqja qoftë mbi ju, miq të dashur!
Postimin e sotëm dua t’ia kushtoj një gruaje, një besimtareje praktikante prej vitesh, të cilën jeta e ka sprovuar fort në më të shtrenjtin thesar të një nëne: fëmijën e saj. Djali i saj i vogël vuan nga probleme të rënda shëndetësore me zemrën, e së fundmi është diagnostikuar edhe me kancer në mushkëri.

Fotografia e Klodi Smajlaj

Peizazh, përmasat 96-97, çmimi: 120 mijë lekë të vjetra/ 97 euro

Fotografia e Klodi Smajlaj

Venecia, përmasat 58-50, çmimi: 80 mijë lekë të vjetra/  65 euro

Fotografia e Klodi Smajlaj

Pozitano, Itali; përmasat 110-70, çmimi 130 mijë lekë të vjetra/105 euro

Kjo nënë, e divorcuar dhe me njëmijë halle mbi supe, përveç të tjerash, ka edhe probleme të mëdha financiare. Ndjekja e sëmundjes së të birit kërkon shpenzime të vazhdueshme dhe situata për të ka ardhur gjithnjë e në vështirësim.

Për pasojë, për të siguruar një shumë minimale, aq sa për të kryer mjekimet emergjente të të birit, ajo kërkon të shesë 3 piktura origjinale, të punuara me vaj, të cilat janë pasuri e familjes së saj. Pikturat do t’i gjeni më poshtë dhe për secilën prej tyre do të gjeni edhe emërtimin, përmasat e çmimet përkatëse.

Unë nuk marr vesh nga pikturat e çmimet e tyre, por meqë vetë s’kam lekë për t’ia blerë, shpresoj shumë që dikush nga ju, duke mos pasur thjesht e vetëm si qëllim primar pikturat, por mirësinë ndaj kësaj nëne të vuajtur, të ofrohet për të blerë ndonjërën prej tyre.
Kjo nënë ka nevojë për ndihmë. Nuk po kërkon lëmoshë, por po mundohet që të qëndrojë në këmbë, me dinjitet, për hatër të fëmijëve të saj.

Unë e ndava grimcën time të mirësisë me ju. Tashmë i takon secilit prej jush, që në varësi të hënës e humorit që keni, të zgjidhni që ta injoroni këtë mesazh zemre, ta merrni në konsideratë e ta bëni realitet, apo edhe nëse nuk keni mundësi vetë, ta përcillni më tej atje ku jeni të sigurtë se dëshira e kësaj nëne mund të përmbushet.

Ju rikujtoj faktin, se nëse zgjidhni të bleni ndonjërën nga pikturat, ju nuk do të bëni thjesht një blerje, por do të ndihmoni në mjekimin e një të të vogli me kancer.
Për çdo informacion shtesë, jeni të mirëpritur që të më shkruani në inbox.
 

https://www.facebook.com/klodi.smajlaj

Falënderime të përzemërta!

 
 
 

0 Comments

You can be the first one to leave a comment.

 
 

Leave a Comment