web analytics

Emanuela: Drejtoresha, nëna që dhuron emocion dhe shpresë për fëmijët me aftësi ndryshe

 

Nga Brixhida Muça: Një mbrëmje e veçantë, një mbrëmje ndryshe me fëmijë ndyshe. Një përjetim emocionues ishte ky event i oganizuar nga fondacioni ‘’Down Sindrom Albania’’ dhe ‘’Unicef’’, i motivuar nga nevoja për sensibilizim për të kuptuar këta fëmijë me shumë nevoja.

E veçanta e këtij eventi ishte gjithashtu përjetimi i pjesmarrësve disa çaste duke u futur nën petkun e këtyre fëmijëve për tu afruar të kuptuarit e përjetimeve dhe dhembjes së tyre. Pra pjesmarrësit mbyllnin sytë duke ecur me një shkop për të prekur nga afër se si ndjehet një fëmijë që nuk shikon ose dikush tjetër provonte karrocën me rrota për të kuptuar se sa vështirësi kanë këta fëmijë që ëndërrojnë një ditë të ecin.

Ftesa për ti njohur këta fëmijë me një botë kaq të madhe është shumë e rëndësishme. I takon shoqërisë dhe organeve kompetente të vë në lëvizje mekanizmat e duhura, duke parë me sytë e zemrës këta fëmijë për tu bërë shpresë për ta dhe  forcë për nënat që janë përkushtuar deri në vetëmohim këtyre fëmijëve.

Një përgjegjësi akoma dhe më e madhe është për ato që janë besimtarë në Zot. Ato duhet të jenë fronti më luftarak për ti ndihmuar dhe kontribuar për të drejtat e fëmijëve me aftësi ndryshe, të familjeve të tyre dhe nënave në veçanti sepse ato kanë peshën më të madhe e përpara Zotit janë përgjegjës për këtë kategori të shoqërisë. Shembulli i një nënë me fëmijë me aftësi ndryshe si Emanuela që drejton këtë fondacion duhet të jetë shembull për të gjithë.

 
 
 

0 Comments

You can be the first one to leave a comment.

 
 

Leave a Comment