web analytics

Televizor apo dhome zhveshje?

 

Nga Marsi Simo: Kur je prind i ri mundohesh që çdo informacion rreth botës së fëmijës të jetë i kontrolluar dhe i kaluar në qindra filtra. U mërzita shumë një ditë kur djali im kishte mësuar jashtë në park fjalën “budalla”. Sa inat mendova, si më shpëtoi ky detaj. Sigurish që do e mësojë  një ditë, por jo tani. E di, ende kam imagjinatën se djali im do jetojë në një botë të përzgjedhur nga unë dhe babai i tij.

 

Në mëngjes atij i pëlqen të shohë filmin vizatimor “Dora eksploruesja”, ku një vajzë e vogël udhëton dhe zbulon shumë gjëra të bukura. Kurrë nuk i them që vajzat janë më pak të shkathëta apo më shumë. Do doja që ai t`i mendojë të barabarta me djemtë. Pasdite e hapim tek ndonjë kanal që transmeton muzikë. Qëllon 1 në 20 këngë që mos të ketë një djalë gangster me pistoletë apo me makinë të fortësh. Madje më e vështirë është të qellojë një vajzë e veshur me rroba të përshtatshme që po performon në aspektin muzikor. Nuk e di si mund t`ja shpjegoj këtë vogëlushit tim, ndaj  nisim dhe këndojmë vetë.

Reklamat ai i ka qejf pasi ka shumë personazhe, i duken qesharak dhe i fiksohen batutat, deri në momentin që del ndonjë reklamë parfumesh, veshjesh, ku vajzat dominojnë të zhveshura.

Darka na mbledh dashje pa dashje sërish pranë televizorit, ku para se ai të përgjumet në prehrin tim hedhim një shikim në ekran. Ja një tjetër shfaqje të prezantueseve të emisioneve me pak rroba e shumë trukim. Si mund t`ja shpjegoj që në shkollë do mësojë se media është edukim kur se ajo që do shohë në ekranin e errët është një konkurencë zhveshje  me ngjyra semaforësh.  Unë në shtëpi mund të vendos t`i hedh një mbulesë televizorit apo ta hedh tutje pultin, por nuk mund t`ia mbuloj sytë djalit tim rrugëve të qytetit ku ai të shikojë kopjet e vogla që imitojnë atë që kanë parë dje mbrëma.

Fjalën budalla  e mësoi, por uroj të paktën t`ja vendosi atyre që e meritojnë. Atyre që janë gati të shesin dhe shpirtin për famë e para.

 
 
 

0 Comments

You can be the first one to leave a comment.

 
 

Leave a Comment