web analytics

Alyne në “Xing me Ermalin”: E gabuar pyetja drejtuar partnerit tim

 

Nga Brunilda Basha: Ka vite që nuk shikoj humor (shqiptar). Në fakt as emisione që kanë në thelb Show-n. Një humor i mbushur me banalitete, fjalë të turpshme që të bëjnë të fikesh televizorin, të mbyllesh veshët apo të largosh fëmijën. Një media e cila nuk e njeh fjalën Etikë, Edukatë dhe Respekt për veten dhe për të gjithë teleshikuesit.
Fotografia e Brunilda Basha

Kur vajza (Alyne) i thotë Ermalit (prezantuesit të programit “Xing me Ermalin” se është e gabuar ta pyesësh partnerin e saj nëse ai udhëton nëpër botë për të parë vajzat e tjera, Ermali përgjigjet se pyetja e tij është thjesht shaka. Pra vërdallisja për të parë vajzat ndërkohe që je i lidhur vihet në pikëpyetje për hir të shakasë. Sepse tek ne në Shqipëri mund të bësh lojra dhe shaka me çdo gjë. Por, si mund të vihet në lojë vlera, familja? Në fakt Ermali dhe i gjithë publiku që shajnë vajzën nëpër komente se u soll si histerike dhe xheloze (duke gjykuar dhe lotët që ajo derdhi në emision) kanë të drejtë që habiten. Po, po! Se fundja përballë lakuriqësisë dhe ndotjes që qarkullon në median shqiptare, ajo pyetje ishte krejt naive dhe normale. Ç’të keqe ka fundja të jesh i fejuar, i lidhur apo dhe i martuar edhe të shohësh për vajza të tjera rreth e rrotull?

Ajo që më habit nga batutat e Ermalit, Arditit e me shokë është fakti se ata janë të gjithë familjarë, kanë fëmijë, kanë bashkëshorte. Çfarë modeli po i ofrojnë vetë fëmijëve të tyre më së pari? Dhe më e keqja, është fakti se si ata kemi dhe shumicën e familjeve shqiptare të cilët qeshin dhe ndihen mjaft komod me humorin e Zi të tyre. Ndihen rehat me fjalorin e rrugës, me (zh)veshjen e drejtuesve femra dhe trajtimit te tyre si objekt zbukurimi, me emisione për femijë ku nuk mungon banaliteti, me balerina ku djemtë ushqehen sipër trupit tyre, (dhe lista vazhdon e nuk ka të sosur).

Kur do arrijmë ne si shoqëri të kuptojmeë se baza e çdo marrëdhënie ndërnjerëzore është morali dhe edukata e mirë? Ndërtimi i çdo shoqërie të shëndetshme fillon nga një individ i veshur me Virtyte. Një individ i cili mundohet ti largohet sa më shumë vesit, të keqes dhe të pamoralshmes. Nje individ që ndalon nga e keqja dhe fton tek e mira. Bërthama e një mjedisi të shëndoshë është virtyti. Virtyti dhe vetëm Virtyti!

 

 
 
 

0 Comments

You can be the first one to leave a comment.

 
 

Leave a Comment