web analytics

Zot mbroji gratë dhe vajzat nga të papërgjegjshëmit !

 

Nga Edlira Durmishaj: Të kujdesesh për njerëzit, objektet rreth teje, jetën, veten, është akt maturimi. Në një thënie profetike gjejmë këtë postulat të lartë: “Padyshim se gjaku juaj, pasuria juaj, nderi juaj, janë të shenjta për ju (që mos t’i cenoni ato padrejtësisht) ashtu sikurse është e shenjtë kjo ditë në këtë muaj, në këtë vend …!”

edlira

Nëse më e shenjta jeta nuk shenjtërohet as nga një njeri që deklarohet se i është dorëzuar parimeve hyjnore, duhet të apelojmë fort se; ne jemi një shoqëri që “zakonin shqiptar”, ballkanik, e kemi ne gen, patriarkalizmin, autoritarizmin, dhunën, etj, aq sa edhe besimi herë-herë pluskon cekët në jetët e njerëzve, pa kryer funksionin e tij thelbësor, atë të zhvillimit shpirtëror për një njeri më të mirë.
E nga ana tjetër, duhet të apelojmë fort se në gen, do të duhej të kishim dhe kujdesin e veçantë për familjen si një vlerë për të cilën populli ynë është shquar gjithnjë.
Tragjedi… Tranzicioni, i vlerave, ai kulturor, ai ekonomik , të gjithë këta elementë destabiliteti moral, shpirtëror, i hapin rrugë të tilla plagëve, por që gjithsecili prej nesh ndjen detyrimin për t’u distancuar prej aktit, si dhe për të denoncuar makabritetin e shformimit të një UNI, i cili në një çast guximi dhe euforie, fakton dhe mishëron të gjithë zbrazëtirën, rrënimin dhe negativitetin dhe papërgjegjshmërinë me të cilin është orvatur të ushqehet e rritet shpirtërisht, deri sa t’i lejojë vetes limitin e shenjtërive, jetën e dikujt tjetër.

Padyshim se gjaku juaj, pasuria juaj, nderi juaj, janë të shenjta për ju (që mos t’i cenoni ato padrejtësisht) ashtu sikurse është e shenjtë kjo ditë në këtë muaj, në këtë vend …!” |Muhamedi Paqa e Zotit Qoftë mbi të!

Çdo gjë tjetër është dobësi, dekompozim moral e njerëzor, limit që nuk mund të preket.
Dhimbje për ngjarjen e rëndë, për të voglën që nënën nuk do ta shihte më që natën e shkuar, dhe nga dora e personit, të cilit gjithë jetën do t’i vendosë kokën në prehër duke i thënë se i mungon ajo, e ëma.
Zoti i ruajtë gratë dhe vajzat nga të papërgjegjshëm, të sëmurë qofshin apo jo.
Për çdo situatë ka zgjidhje, vetëgjyqësia jo.
U prehsh në paqe motër! Sonte të gjithë luten për ty…

 
 
 

0 Comments

You can be the first one to leave a comment.

 
 

Leave a Comment