web analytics

Yasmin Mogahed: Kujdes! Mos e lejoni errësirën që t’ua kaplojë zemrën!

 

 

Nga Yasmin Mogahed: Bota vajton sot. Të gjithë jemi në trishtim të thellë. Veçse bëni kujdes! Bëni kujdes e mos e lejoni errësirën që t’ua kaplojë zemrën!

 

Fotografia e Fjolla Spanca

Fotografia e Fjolla Spanca

Vërtet që në Zelandën e Re ndodhi një ngjarje e tmerrshme, por ajo ngjarje u pasua nga mijëra akte të bukura dashurie e mbështetjeje. Në të gjithë botën, muslimanë e jomuslimanë u bënë bashkë dhe u solidarizuan në nderim të viktimave e në mbështetje të familjeve të tyre. Në xhaminë ku unë shkoj, në Amerikë, me qindra të krishterë dhe hebrenj, si dhe njerëz të besimeve të tjera, kanë ardhur e kanë sjellë pusulla dhe lule, në shenjë solidariteti e përkrahjeje.

Fotografia e Fjolla Spanca

Fotografia e Fjolla Spanca

Kryeministrja e Zelandës së Re mbajti një qëndrim të atillë, që turpëroi shumicën e liderëve botërorë. Ajo e quajti aktin e kryer nga supremacisti i bardhë pikërisht ashtu siç është: një terrorizëm i frymëzuar nga ideologjia ekstremiste e supremacisë së bardhë. Gjithashtu, ajo u zotua se do të mbulojë shpenzimet e funeralit të 51 viktimave si dhe t’u japë ndihmë financiare familjeve të tyre. Kjo është ajo çfarë Allahu nënkupton në Kur’an me fjalët “Me vështirësinë vjen lehtësimi” (Kur’an, 94: 5-6).

Pra, vërtet që ka ligësi, të këqija e urrejtje në këtë botë, por ka edhe mirësi. Ka edhe bukuri. Ka edhe dashuri. E ajo që ti ushqen, është pikërisht ajo që edhe rritet e lulëzon!

Solli në shqip: Klodi Smajlaj

Fotografitë e përzgjedhura nga Fjolla Spanca

 

 

Share this Post

 

Related Posts

About the author

 
 

0 Comments

You can be the first one to leave a comment.

 
 

Leave a Comment